Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Preke PLAY nese deshiron me degju kengen e KALTRINA SELIMI-t "Auto-Stop"
Kaltrina Selimi -Auto Stop
T'prita u lodha gjersa kalove, doren ta zgjata ti me shikoje,
Me merr me vete nisemi soot ,i embel je,je ti auto-stop
Ecim te lutem ecimpak me shume,te gjitha rruget posht,ti mos ik nga une
Po u mundove,por nuk guxove,s'afrohesh dot,zemer ecim kot
REFF:
Ti me fal, ti me fal
Jo mos prit kaq gjat
Ikim shpejt ikim larg
Ecim dit e nate
Pse nuk afron ti jo
Se te dua sot
Ty zemer ty te dua
T'prita u lodha qersa kalove, doren ta zgjata ti me shikoje,
Me merr me vete ti zemer sot,i embel je,je ti auto-stop
Ecim te lutem ecimpak me shume,te gjitha rruget posht,ti mos ik nga une
Po u mundove,por nuk guxove,s'afrohesh dot,zemer ecim koooooooot(hopa)
REFF:
Ti me fal, ti me fal
Jo mos prit kaq gjat
Ikim shpejt ikim larg
Ecim dit e nate
Pse nuk afron ti jo
Se te dua sot
Ty zemer ty te dua
Ti Se Do Askend - KaLtRiNa SeLiMi
Von e ke kuptu s ben te lush me mu nuk jam un ajo qe ti ke mendu t'gjitha tash i ke humb s'te ka mbet asgje tash je nje askush drit per ty s ka me. te shoh ne sy sikur diqka kerkon tash eshte shum von edhe pse se kupton po perse un ta them kur ti vet e di nuk ka asnje shanc vazhdojm ne te dy po perse un ta them kur ti vet e di asgje s do te ket s ka me dashuri .Ti fala krejt ti qka don me zemer ti kam dhen por ti nuk e meriton se ti se don askend ti fala krejt ti qka don me zemer ti kam dhen por ti nuk e meriton se ti se don askend
Kaltrina Selimi -Gjithmone Fitoj
Mendon se tash nuk shkon
pa ty koha s'kalon se kjo
tash mori fund e unë do të jem askund
por ti mos u mashtro ka zgjedhje në këtë jetë
mendon të kthehesh ti mos shpreso.
E di që planet tua s'janë kryer me sukses
nuk e din as çka të bësh tash t'ka kapur ty një stres.
Tash me mir ta lesh ate pun,para se un te filloj
A e din n;qdo betej ,jam ajo qe gjith fitoj
Ref.
.Unë gjithmonë fitoj atë fjalë nuk ka
veten e gënjen se di që ke ra
pse e luan atë lojë pse kaq shumë provon
sa herë të kamë thënë do të fitoooj unë
gjithmonë fitooooojj.
Me këtë strategji
Mendon se më shkatrron
a e din sa e fortë unë jam
s'ka gjë qe më lëndon
Edhe pse ti tash nuk je, ne kemb une qendroj,
Tash dua jetën ta shijoj
E di që planet tua s'janë kryer me sukses
Nuk e din as çka të bësh tash t'ka kapur ty një stres
Tash me mir ta lesh ate pun,para se un te filloj
A e din n'qdo betej,jam ajo qe gjith fitoj
Reff:
Unë gjithmonë fitoj atë fjalë nuk ka
Veten e gënjen se din që ke ra
Pse e luan atë lojë pse kaq shumë provon
Sa herë të kamë thënë do të fitoooojj
Kaltrina Selimi- Gjithmon Do Them Po
aa(kaltrina) aa (kaltrina)
Sa here qe te shoh,me gzon,(sa her qe te shoh)
Jeten ma shton,me puth ne buz,me ledhato
Kurr ti mos ndalo,me duaj vazhdo,se un jam ajo qe ty te do
Une me ty un me ty do te jem dhe ste leshoj,
Dhe ta dish,dhe ta dish,jam e jotja un te premtoj
Une me ty un me ty do te jem dhe ste leshoj,
Dhe ta dish,dhe ta dish,jam e jotja un te premtoj
REFF:
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
( po, po ,po,po po, po po,po po....)
Sa here qe te shoh,jetoj,sa her qe te shoh,syte nuk ti ndaj
Fryma ndalon,koha s kalon,kerkoj un me shum,s dua te kem fund
Se shum mir e din qe un ty te du
Une me ty un me ty do te jem dhe ste leshoj,
Dhe ta dish,dhe ta dish,jam e jotja un te premtoj
Une me ty un me ty do te jem dhe ste leshoj,
Dhe ta dish,dhe ta dish,jam e jotja un te premtoj
REFF:
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po (hej hej)
Ti me pyet sa me do prap me pyet a me do
Per ty kam(hejjj) pergjigje gjithmon do t'them po
Kaltrina Selimi-Hiti Veror
Ndoshta jam subjektive,sa shkoj jeta jo veq nje muaj
Ta dish s'eshte impresive,kur te shoh ty si nje te huaj
Xhelozoj,me t'prek era, se duroj,e lere me duar tjera
REFF:
Dua edhe nje here t'jem,hiti yt i ksaj vere
Dua veq edhe nje her, t jem me ty eja me merr
Dua edhe nje here t'jem ylli yt i ksaj mbremje
Dua veq edhe nje her t'jem me ty sikur ateher
Me thuaj,jam naive,depresive krejt ti mi thuaj
Me quaj agresive veq ish e dashur ti mos me quaj
Xhelozoj,me t'prek era, se duroj,e lere me duar tjera
REFF:
Dua edhe nje here t'jem,hiti yt i ksaj vere
Dua veq edhe nje her, t jem me ty eja me merr
Dua edhe nje here t'jem ylli yt i ksaj mbremje
Dua veq edhe nje her t'jem me ty sikur ateher
Kaltrina Selimi -Hana Band
Hana Band -Ende e Dua
Në skaj të rrugës, përjetë janë ndalë,
Të dashuruar, një vajzë e një djalë …
Nën hije t’blirit, të ulur n’bar,
Të përqafuar, në puthjen e parë …
N’at kohë e n’at vend me ty mbeta,
N’at jetë, para se jemi ndarë …
Në fjalën e dhënë u mbështeta,
Dashuria ime e parë …
ref:
Zot, pse jam e marrë, definitivisht e marrë …
Pse koha n'ate çast per mu është ndalë,
Zot, pse jam e marrë …
Pse ende e dua atë djalë …
I I
Atje te bliri, pres dit’ e nat’,
Me t’gjitha shqisat, e ndjej të kam ngat …
Të pres e heshtur, me lot të tharë,
Të ndjej i dashur, si për her’ të parë …
N’at kohë e n’at vend me ty mbeta,
N’at jetë, para se jemi ndarë …
Në fjalën e dhënë u mbështeta,
Dashuria ime e parë …
ref:
Zot, pse jam e marrë, definitivisht e marrë …
Pse koha n'ate çast per mu është ndalë,
Zot, pse jam e marrë …
Pse ende e dua atë djalë …
Hana Band -Problem Shum Serioz
Plot djem të bukur atë ditë kish qyteti
Kur u ndava unë nga çuni im…
Nuk do të vuaj,thashë unë vet me veti
Do t’argëtohem veç për qejfin tim…
Sikur çdo femër kërkoja hakmarrje
Cuni im më bëri shumë nervoz
Ty të shfrytëzova në gjithë atë ngjarje
Shkurt, veç shkurt ta bëj xheloz
ref:
Unë me ty pata fillu
Veç ta bëj tjetrin xheloz
E tash n’ty jam dashuru
Kjo punë më bën nervoz
Unë me ty pata fillu
Veç ta bëj tjetrin xheloz
E tash n’ty jam dashuru
Problem shumë serioz
Hana Band-Sonte n oren 12
Sot Viti I Ri po vjen
mua më gjen
Mes katër muresh vet
Unë mbeta vet
Të ndjejë
Ti mua a më ndjenë
Në gjumë kur bjen
A flen i qetë
A flenë I qetë
E din ti cfarë ke bërë
Një mal të tërë
Me premtime e gënjeshtra
Hej,sa të deshta
Këtë vit të rëndë
Gjatë do ta mbaj mënd
REFRENI
Sonte n’ora 12
Kur akrepat do të puthen
T’gjithë të dashuruarit
Janë bashkë,festojnë
Sonte n’ora 12
Ngrejnë dolli
Ata që duhen
Veq njerëzit si unë
Lotojnë...
Një karrierë e nisur vrullshëm, me një grup dhe me hite. E ndjekur nga një disfatë e vogël. Këngëtarja kosovare Kaltrina Selimi rrëfen se nuk është tërhequr. Përkundrazi, shumë shpejt do të dëgjoni sërish të flitet për të
Nga një vajzë e re, e brishtë dhe e panjohur, Kaltrina Selimi tani është shndërruar në një yll të muzikës. Provën e parë “me ethe” e kaloi në një spektakël të talenteve të rinj në Prishtinë në vitin 2003 (alla “Ethet e së premtes...”), ku fitoi në fushën e këngës. Një vit i mbarë ky për të: në të njëjtën kohë me triumfin në atë konkurs u regjistrua edhe në Fakultetin e Arteve, në degën e muzikës. Karrierën muzikore prishtinasja zeshkane e filloi me një grup, pjesë e të cilit ishte për pothuajse një vit të tërë. Tani po përgatitet edhe për sprovën më të vështirë të karrierës së saj, atë të të bërit e njohur si këngëtare soliste. E ka përgatitur këngën e parë dhe po punon seriozisht rreth albumit. E ndikuar nga muzika e lehtë e Shqipërisë, synimi i saj për të ardhmen është edhe pushtimi i skenës muzikore të Tiranës. Një rrugë që për shumë këngëtarë ka qenë një mision i pamundur. Por që nuk duket aspak i vështirë për Kaltrinën. Sepse ajo është e bindur që ditët e këqija i ka lënë pas. Bashkë me historinë e grupit, ku dikur u fut me shumë dëshirë...
Fillimi i karrierës me një grup muzikor ishte diçka e planifikuar, apo ka qenë ndoshta një lloj frike për të dalë në skenë e vetme?
Fillova të këndoj me një grup, jo për shkak të frikës nga skena, por sepse doja të këndoja live, dhe pa qenë pjesë e një grupi kjo ishte e pamundur. Kështu fillova me “Hana Band”, ndonëse kisha edhe oferta për t’iu bashkangjitur ndonjë grupi tjetër.
Ndonëse nuk qëndruat gjatë në këtë grup, keni realizuar disa këngë dhe videoklipe të shndërruara të gjitha në hite. Cila prej tyre është më e dashura për ty?
Kemi realizuar gjithsej katër këngë, të cilat i kemi bërë edhe videoklipe. Gjatë kësaj kohe kryesisht kemi kaluar mirë, dhe mosmarrëveshjet e vogla që lindnin nga mendimet e ndryshme të anëtarëve të grupit muzikor i kalonim të gjitha me bashkëpunim. Ndërkaq, kënga që më ka pëlqyer dhe vazhdon të më pëlqejë më shumë është “Paradoks”.
Ti dhe grupi, kush i ka dhënë më shumë tjetrit?
Kemi pasur marrëdhënie të ndërsjelltë. Mendoj se po të mos isha unë, nuk do të bëhej kaq i njohur sa është sot, por po të mos ishte grupi, nuk do të kisha mundësi as unë të bëja emër në tregun e muzikës. Ndarja erdhi jo natyrshëm, por më mirë që ndodhi kështu. Tani do ta kem më të lehtë të zgjedh këngët që më pëlqejnë dhe të jem vetvetja, pa qenë e detyruar të bëj siç më thonë të tjerët.
Dukeni e zhgënjyer nga kjo ndarje!
Isha e detyruar të shkëputesha nga grupi, sepse drejtuesit e tij donin të merrnin edhe një vokaliste tjetër, pa e biseduar këtë fare me mua. Dhe meqenëse ata nuk më konsideruan, nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër përveç braktisjes së grupit.
Kishe frikë nga konkurrentja?
Jo, jo, aspak. Jam larguar jo pse kisha frikë nga konkurrentja, por isha e revoltuar me gjestin e anëtarëve, të cilët nëpër media u shprehën se gjoja nuk i përmbushja dot kërkesat e grupit për pjesëmarrje në mbrëmje të ndryshme muzikore. Unë e mohoj këtë, sepse nuk është e vërtetë. Thjesht nuk e kuptoj se përse iu duhej një tjetër femër në grup, por nuk jam penduar për hapin që e kam marrë.
Puna pas shpinës sate të ka revoltuar?
Në njëfarë mënyre po. Kishim një kontratë trevjeçare, por nuk punuam më shumë se një vit. Në kontratë është specifikuar bashkëpunimi ndërmjet katër anëtarëve, tre instrumentistëve dhe mua si vokaliste, dhe nuk përmendej se pas një kohe do të përfshihej edhe ndokush tjetër. Ishte kontratë e thjeshtë, por unë do të konsultohem me ndonjë avokat, dhe pasi të marr vesh të drejtat që më takojnë bazuar në atë kontratë pune, sigurisht do ndërmarr edhe hapat e mëtejshëm. Gjithsesi, një gjë nuk do ta lejoj: që këngët e interpretuara nga unë të këndohen nga dy vajzat e reja të grupit.
Cilat kanë qenë momentet më të mira që kujton nga kjo përvojë?
Nga të gjitha skenat brenda dhe jashtë vendit ajo që më ka bërë përshtypje më shumë ka qenë përkrahja e publikut, i cili mësonte shumë shpejt këngët e mia dhe i këndonim së bashku. Në fakt, kjo kishte edhe lodhjen e vet, sepse shpesh mbetesha pa gjumë. Por gjithmonë e kam ndier veten mirë. Kam pasur edhe nga pak frikë, sepse më mungonte përvoja si këngëtare, por fansat e mi me përkrahjen e tyre më kanë motivuar të tejkaloj këtë sfidë.
A ke menduar të bashkohesh me ndonjë grup tjetër?
Jo, do të vazhdoj si solo-këngëtare.
Mendon se kështu do të jesh më e suksesshme?
Kam pak frikë, por tani kam krijuar një marrëdhënie me publikun, me fansat, të cilët më njohin, prandaj besoj se do më pranojnë si solo-këngëtare dhe nuk do të më mungojë përkrahja e tyre, sidomos në këtë kohë kur më nevojitet edhe më shumë. Këngën e parë e kam përfunduar dhe jam duke punuar rreth videoklipit dhe albumit, që shpresoj të mund ta realizoj së shpejti. Por puna nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga sponsorët, pastaj produksioni e gjëra tjera, që ndoshta do të më marrin kohë... Dëshira ime është që të mos vonoj shumë, sepse nuk dua t’i mungoj publikut. Fillimisht po bashkëpunoj me kompozitorin Florent Boshnjaku, por gjatë realizimit të albumit bashkëpunimin mendoj ta zgjeroj. Do të këndoj në zhanrin pop, pop-rok, muzikë të lehtë dhe baladë.
A hyjnë në planet e tua festivalet?
Natyrisht, synoj të marr pjesë edhe nëpër festivale. Ndonëse më pëlqen të këndoj live, do të marr pjesë edhe në festivalet që njihen si play-back, kryesisht ato që organizohen në Kosovë, por edhe “Kënga magjike” në Shqipëri. Synimi im kryesor është të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RadioTelevizionin Shqiptar, që është festivali më prestigjioz mendoj. Do punoj intensivisht që të arrij të realizoj këtë ëndërr timen, e pse jo, të konkurroj në mënyrë të denjë.
Çfarë pretendon në të vërtetë të arrish në muzikë?
Unë muzikën e kam profesion dhe nuk do të ndalem së punuari, derisa të arrij të jem vërtet këngëtare profesioniste. Pretendoj që të këndoj këngë që do t’i rezistojnë kohës.
Po ato elementët e pakëndshëm që shoqërojnë botën e artit, intrigat, thashethemet, a do të jesh e zonja që t’i përballosh?
Është çudi mbase, por unë nuk ndiej zili ndaj askujt, sepse secili ka stilin dhe personalitetin e tij. Por, natyrisht do të kem kujdes që të mos lejoj të bëhem pre e zilisë apo intrigave, nëse do të ketë, kuptohet. Sa i përket thashethemeve, nuk më bezdisin fare, sepse ekzistojnë gjithkund.
Ke folur deri tani vetëm për muzikën. A do të të interesonte edhe ndonjë art tjetër?
Nuk besoj se do të më shihni të merrem me ndonjë gjë tjetër, ndonëse dikur edhe aktrimi më tërhiqte tej mase. Ndoshta, tani që po e mendoj sërish, edhe mund të paraqitem në ndonjë rol... Por muzika është dhe do të mbetet primare për mua, dhe do t’i përkushtohem gjithnjë shumë seriozisht.
E bukur, e qetë, e këndshme, e ëmbël dhe shumë e sinqertë. Nëse këto i bën bashkë nuk ka si të ndodh ndryshe përveçse të krijohet një emër unik i muzikës sonë, Kaltrina Selimi. Ka realizuar dy këngë të reja,shumë të pëlqyera po që asaj me titull "Autostop" , 100 % punë e Florit, i ka realizuar edhe videoklipin. Kuptuam shumëçka jo vetëm rreth muzikës, për të cilën këngëtarja dhuron shumë nga koha e saj, por edhe rreth asaj që deri tash s'e kemi dëgjua nga Kaltrina, e realisht "fajin" nuk e ka ajo, atë e bart plotësisht unë duke qenë se i bëra pyetje të tilla si:
ABI:Çfarë duhet të ketë personi që takoni për herë të parë në mënyrë që të krijojë përshtypje të mira tek ju?
KALTRINA:Duhet të jetë më serioz,të jetë më i sinqertë, se e vlerësoj shumë sinqeritetin. Këto do ishin ato që do bënin të tërhiqesha nga një djalë.
-Personalisht realizoj për herë të parë intervistë me ju. Si e koncepton bisedën që do zhvillojmë?
-Mendoj që do jetë shumë spontane dhe nuk dyshoj se do bësh të ndihem mirë dhe se do kënaqemi.
-Kujt i thua faleminderit për sukseset e gjertanishme?
-Faleminderit i them familjes së pari,sidomos vëllait tim që është me mua çdo moment,fatkeqësisht gjatë kësaj interviste nuk është me mua se ishte në gjumë dhe e lashë me pushu më shumë, është Kushtrimi që njëkohësisht e konsideroj edhe si menaxherin tim,gjithashtu i falënderoj kompozitorët me të cilët kam bashkëpunim shumë të mire, tekste shkruesit, dmth shumë njerëz.
-Kaltrina, nëse bota do jetohej vetëm nga ti, kush do dëshiroje të ishte përsoni i dytë?
-Hahaha...shumë e vështirë, veç një person a....shumë e vështirë, ishalla nuk më hidhërohen të tjerët, ndoshta me vëllanë, edhe pse prindërit i dua shumë.
-Ja që numri është i kufizuar... hahhaha
-Hahahaha...po, ishalla nuk e marrin vesh këtë që thashë.
-A besoni në punën e magjistarëve?
-Mmmm...jo!
-Një magjistar ecën vertikalisht në mur, ku qëndron sekreti?
- Ooooo!!! S'e di jo... ha, ha, ha.., shumë kam qejf me e zbulua, po jo, nuk e di.
-Ndryshe do ishe magjistare.
-Pikërisht
Kaltrina Selimi eshte nje kengetare e re qe premton shume. Performanca e saj ka ndikuar krahas kenges te jete e kerkuar te shqiptaret e Diaspores. Kaltrina Selimi vertete gjithmone fiton ne sharm por me shume ne Kenge.
Me kengetaren Kaltrina Selimi
E DASHURUAR DHE E LUMTUR
Planet afatshkurtra te Kaltrina Selimit jane - nxjerrja e albumit t pare dhe shoqerimi i ketij albumi me nje videoklip te ri.
E paraqitur para publikut fillimisht si soliste e grupit Hana Bend, Kaltrina Selimi u be e adhuruar nga shume artdashes, veqanerisht per shkak te zerit te saj te embel, por edhe per faktin se ajo u jepte shpirt kengeve...