Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Lajme per te famshmit
Shpat Kasapi po   Fejohet


Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni që bukuroshi nga Maqedonia, Shpat Kasapi, do t’ua hedhë sytë tash e tutje. Pse? Po sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e "Miss Shqipëria 2007", është e vërtetë, por dashuria e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti.

Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë”.
Adelina Ismaili i rikthehet kenges para publikut ne Gjilan


Për herë të parë pasi i vranë të dashurin, është ngjitur në skenë përpara publikut këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalë para një mase shumë të madhe njerëzish në Gjilan, në tubimin elektoral që po mbante Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore. E veshur tërësisht në të zeza, e grimuar pak dhe me flokë të mbërthyer mbrapa kokës, Adelina ka kënduar dy këngë, “Ushtarit tim” dhe këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, këngë këto që kanë ngritur në këmbë sallën, që përcolli performancën e saj me shumë duartrokitje dhe inovacione. Adelina nuk ka folur asgjë para simpatizantëve të LDK-së, ndërkohë që ka patur absolutisht vëmendjen e të gjithëve.

Çdokush ishte kurioz të shihte këngëtaren, gjëndjen e saj pas kaq e kaq kohësh e mbyllur në shtëpi. Syri vigjilent nuk i ka shpëtuar asnjë detaji që kishte lidhje me Adelinën. Të gjitha lëvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi përgjatë minutave që këndoi nuk ka patur asnjë koment nga të pranishmit, duke I lënë ato për më vonë, pas tubimit. Ajo gjithnjë ka kënduar nëpër fushatat zgjedhore të LDK-së dhe njihet si një adhuruese e flaktë e këtij subjekti politik, e në veçanti për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Në fakt askush nuk e priste që këngëtarja e mirënjohur të dilte tani në skenë, por si gjithnjë ajo ka ditur të befasojë publikun. Adelina edhe kësaj radhe është paraqitur e fortë dhe guximshme.
Bëhet fjalë për një kohë të gjatë që nuk ka bërë asnjë hap në karrierë, ndërkohë që flitej se ajo po vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se po shërohej diku jashtë shtetit. Për më tepër zërat flisnin se një periudhë kohe ajo i ishte kushtuar vetëm lidhjes së saj me të dashurin, policin tashmë të ndjerë Triumf Riza. Por pas vdekjes së Rizës, me të cilin Adelina ishte në lidhje për një kohë të gjatë, ajo nuk ka folur asnjëherë për mediat, dhe nuk ka komentuar asnjë nga thashethemet përfshirë edhe atë se ajo po priste një bebe, nga lidhja me Triumfin. Por nuk është fshehur në ditën kur u bë varrimi, ku është parë duke qarë mbi varrin e tij, ndërsa në përkujtimet që i ka bërë të dashurit nëpër të përditshmet kosovare, është betuar se amanetin e tij do ta çojë deri në fund.
E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime", ka deklaruar këngëtarja Soni Malaj, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i pëlqen te partneri i saj Florian Mumajesi.

“E veçanta në çiftin tonë është që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij”, ka thënë ajo.

Ndërkaq Flori e ka përshkruar Sonin si person të mrekullueshëm, të dashur me njerëzit dhe të matur. “Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu”, ka thënë ai.

Soni dhe Flori së fundi kanë realizuar edhe një këngë R&B dhe soul në duet, që quhet "Fluturimi 3470".
Arta Bajrami, me album të ri stilesh të përziera


Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, sapo ka përfunduar albumin e tretë me radhë, ndërsa brenda pak ditësh pritët ta plasojë në treg.

“Albumi është i gatshëm, me dymbëdhjetë këngë të reja të rrymave të ndryshme”, ka thënë këngëtarja Bajrami.
Sipas saj, albumi më i ri, i cili deri më tani nuk është titulluar, do të shoqërohet edhe me një videospot. “Kam bërë edhe videospot, por aktualisht nuk dua të flas më shumë rreth tij, ngase dua të jetë befasi për publikun”, thotë Arta.
Ajo shton se, albumin e ka punuar për një vit, së bashku me vëllain e saj, Don Arbas, në studion e tyre.
“Albumi i ri dallon nga dy albumet e kaluara, ngase ka rryma të përziera të muzikës, si techno oriental, house, R&B, si dhe dy këngë balada, që konsideroj se janë shumë të mira”, ka thënë këngëtarja Bajrami.
Arta Bajrami, ndryshe njihet si këngëtarja e parë që ka promovuar zhanrin e R&B në Kosovë
Bullgarja Alessia kopjon kengen "Pa ty s'jetoj" te Shpat Kasapit

Me ne fund jo vetem po vjedhim, por dhe po na vjedhin. Nuk eshte ndonje gje e mire, por te pakten eshte nje vlersim indirekt qe na behet dhe po tregohet se muzika jone pelqehet ne Ballkan.

Kesaj rradhe eshte “Pa ty s’jetoj” e Shpat Kasapit, e cila eshte vjedhur nga bullgarja Alessia dhe prezantuar ne trgun muzikor bullgar nen titullin “Cherno Kafe” (Kafe e zeze). Me poshte mund te shikoni dy versionet e kenges:
Nazmi Sfishta(Nazi) nga grupi AURORA fitoi dashurin e Aferdita Pllanes
Nazmi Sfishta tani i njohur si Nazi nga Grupi Aurora me kengen Larg je ti arriten nje numer te madh te adhuruesve te ketij grupi.Me pastaj Lele Kaqurele ku edhe ne Kengen Magjike 2005 morren qmimin e dyt nuk ndaluan se punuar muzik per shijen e adhuruesve te tyre.Me pastaj nxorren edhe kengen PIZZA DONA nje nder hitet me ritmike te ketij grupi dhe se fundi Klipin e tyre me titull UNIVERSAL.Po ja qe NAZI e fitoj dashurin e Aferdita Pllanes qe tash e dy muaj jane ne lidhje.

Aferdita Pllana modelja tani e njohur shqiptare e cila morri pjese ne Ford Super Model of the World-Kosova 2006 si dhe fituese e qmimit te pare ne NEW FASHION FAMA 2007 ku edhe fitoj studimet gratis ne KOLEGJIN FAMA. Aferdita Pllana tani me eshte studente e KOLEGJIT FAMA ne drejtimin Komunikim Masiv. Eshte pare tash e disa muaj ky qift duke shetitur se bashku nje modele e cila ka arritur sukses si dhe kengetari i Grupit Aurora Nazi nje kantatutor shume i mir i grupit jane pershtatur si qift si duket eh?
Dafina Dauti ngritet ne TOP-LISTAT e para duke menduar qe kenga eshte e Adelina Ismailit

Koheve te fundit neper gjitha radio stacionet shqiptare ku do neper bote eshte ndegjuar nje kenge kinse e ADELINA ISMAJLIT me titull "Shume mire do te ishte".

Prandaj , kjo kenge edhe zuri vendin e pare neper shume top listat e radiove te ndryshme. Gabim kete kenge e kendon DAFINA DAUTI-"Pse po ik prej meje" keshtu qe ajo kenge nuk ishte e Adelina Ismailit por e Dafina Dautit. Ne linkun e meposhte mund te degjoni kenget e Dafina Dautit dhe e vertetoni edhe vete qe me te vertet kenga Shume mire do te ishte qe ne kemi menduar se titullohet ashtu e kendon Dafina Dauti dhe kenga titullohet Pse po ik prej meje.  

Dafina Dauti - Pse po ik prej meje   Dafina Dauti - Lermi lotet per kujtim
Adelina Berisha: Jam e   lumtur qe klipi eshte pelqyer


Kengetarja, Adelina Berisha, e cila me se fundmi   eshte nominuar per   video incizimin e saj " Une jam ajo", nga "Netet e   klipit shqiptar", ka delkaruar se nuk ka rendesi nese e fiton çmimin ose jo, por me rendesi eshte se videoklipi pelqehet edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi.
Videoklipi me i ri i kengetares " Une jam ajo", i cili eshte punuar nga publiku brenda dhe jashte Kosoves, ndersa kengetarja premton se video incizimi i ardhshem do te jete edhe me i mire.
Lidhur me pergatitjet e albumit te pare per te rritur , ajo ka thene: "Po punoj pak me ngadal sepse mendoj se kur planifikon te kryhet mire nje veper ajo kerkon edhe faktorin kohe".
Kengetaret kopjojn GENTA ISMAILI-n
Zanfina Ismajli kopjon Genta Ismajli -ne
Free Music
Free Music
Free Music